Rreth Nesh

Dituria është fuqi

Rreth Nesh

Qendra për studime të avancuara FIT (Qendra FIT) është një organizatë e pavarur joqeveritare e themeluar në vitin 2011. Stafi i saj profesional përbëhet nga profesionistë të fushave të ndryshme që kanë për synim të ndërtojnë një reputacion të lartë për standardin e punës së tyre në hulumtimet kualitative dhe kuantitative.

Platforma edufitin.org ofron programe të edukimit dixhital të cilësisë së lartë dhe angazhohet për të fuqizuar rininë në përdorimin e teknologjisë si mjet për të mësuar.

Kurset e edufitin.org përfshijnë programe të gatshme mësimore, prezantime, video dhe materiale tjera të rëndësishme për ndërmarrësinë digjitale dhe inovacionin, Internet të sigurtë, menaxhimin e rrjeteve sociale, menaxhimin e projekteve, etj.

Kjo platformë është financuar nga Ministria e Inovacionit të Republikës së Kosovës përmes projektit “Promovimi i Ndërmarrësisë Digjitale tek të Rinjtë”.

© EDUFITIN developed by:www.protecht.ch
EN
Loading...